Celebrities Gossip Showbiz

Partneri i saj do të jetë surpriza më e veçantë në videoklipin e radhës nga Enca!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza e më e fundit ishte padyshim një e tillë. Vetëm pak javë më parë, në rrjet qarkulluan video-t më romantike që mund ta keni parë ndonjëherë artisten, ku po kalon një kohë shumë cilësore në pushime me partnerin e saj që më në fund mund ta shohim të gjithë portretin e tij. 

Po padyshim që një lajm i tillë do të kishte si komente pozitive ashtu si dhe ato negativet që nuk mungojnë asnjëherë e duket se bukuroshja ka vendosur ‘t’i mbyllë gojën’ të gjithëve duke e bërë pjesë e klipit të ardhshëm të saj që do ta rikthejë në tregun muzikor pas më shumë se një viti pauzë. Këtë lajm e bëjnë të ditur burime për Prive.

Surprizat nga ana e Encës nuk mbarojnë me kaq, pasi me anë të një Instastory bukuroshja na ka zbuluar se më në fund do të rikthehet në muzikë këtë sezon veror, teksa na ka zbuluar dhe një pjesë të shkurtër nga kënga që pritet të publikohet dhe na ka treguar gjithashtu se do të jetë në bashkëpunim.