Showbiz

Edhe Van Damme bën shqiponjën, falenderim për futbollistin shqiptar

Aktori i njohur Jean-Claude Van Damme, i ka bërë një dedikim special futbollistit shqiptar Adnan Januzaj.

Van Damme ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

“Një falënderim i madh për Adnan Januzajn, që siguroi fitoren me golin e djeshëm në Kampionatin Botëror, për ekipin e Belgjikës”,-shkruan aktori Jean-Claude Van Damme në Instagram.

Theksojmë se aktori hollivudian sapo ka mbërritur në Shqipëri së bashku me kolegun e tij Mel Gibson për të xhiruar disa skena për filmin e tyre më të ri aksion.