Gossip

Efi Gjika, 13 vjeçarja e parë shqiptare verifikuar nga Instagrami!

E mbani mend Efi Gjika-n? Në 2018-ën bukuroshja përfaqësoi vendin tonë në ‘Junior Eurovision’ dhe sot vazhdon të këndojë, por videot i promovon në platformën YouTube ku realizon cover këngësh, por mbi të gjitha për 10 këngët e saj që i kanë krijuar bazën e duhur për karrierën.

Një gjë tjetër interesante për të që asnjë moshatar i saj nuk e ka arritur në vendin tonë, është fakti që ajo është e verifikuar në rrjetin social Instagram. Që të marrësh ‘tikun’ e famshëm blu, duhet të plotësosh disa kushte që nuk janë edhe aq të lehta për t’u kapur. Por Efi ja ka dalë që tani, duke i shtruar vetes rrugën për karrierën e saj ndihmuar edhe nga mediat sociale.