Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel Shkira nuk i bën fare llogaritë kur vjen puna tek shtatzania!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. 

Prezantuesja është mjaft aktive me postime në rrjete sociale për sa i përket jetës në çift dhe shtatzanisë dhe teksa është pyetur së fundmi nga një ndjekës se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është, bukuroshja na habiti paksa me përgjigjen e saj duke treguar se nuk i ka bërë aspak llogaritë, por thjesht ka shijuar këtë eksperiencë kaq të veçantë për çdo mama.

Kur vjen puna tek shtatzania nuk më pëlqen të bëj llogari, as plane, as të krijoj pritshmëri sepse nuk është në dorën tonë dhe kështu ka qenë gjatë gjithë shtazënisë, kam jetuar ditë pas dite pa bërë llogari. Pra kështu do të vazhdojë të jetë deri në fund, kurdo qoftë fundi.