Showbiz

Ekskluzive/ Eneda Tarifa zbulon emocionet e rikthimit në “Portokalli”

Sot ishte dita me fat e Eneda Tarifës në horoskop dhe ne në Live From Tirana vendosëm që ta bënim pjesë të programit për ta përshëndetur dhe për të zbuluar se çfarë duhet të presim nga sezoni i ri i “Portokalli”.

Emisioni më i dashur i humorit në Shqipëri çel sezonin e ri këtë të diel dhe bashkë me të inaguron rikthimin e Eneda Tarifës si moderatore pranë Salsano Rrapit. Eneda u largua nga “Portokalli” në vitin 2016-të por u rikthye sërish në rolin e moderatores pas largimit të Xhemi Shehut.

Pas 6 vitesh si prezantuese e këtij spektakli, Eneda zbuloi ekskluzivisht për Top Albania Radion se pret me padurim të ringjitet në skenë dhe të ndjejë sërish ngrohtësinë e publikut.

Ajo shtoi se ashtu si çdo sezon tjetër edhe ky do të ketë risi (për të cilat nuk zbuloi detaje) e në veçanti personazhe të rinj që do t’ju bëjnë të vëni buzën në gaz.