Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ekskluzive për TAR, Rudina Dembacaj rrëfehet për tre ëndrrat e saj, nga aktrimi deri te azili i pleqve!

Rudina Dembacaj ishte e ftuar në “Pardon My French” ditën e sotme, ku nën moderimin e Jonidës dhe Kevit ajo zbuloi detaje shumë interesante. Teksa rrefëu gjithçka për dasmën e saj, e cila bëri shumë bujë nëpër media, ajo u përlot duke përshkruar veshjen, e cila e solli më pranë babait dhe gjyshes.

Ndërkohë, Rudina gjithashtu u shpreh edhe për tre ëndrrat e saj më të mëdha, që janë pikërisht një restorant i suksesshëm, aktrimi dhe një azil për njerëzit e moshuar. Dy nga këto ëndrra, ajo i ka realizuar tashmë, teksa ka një restorant në të cilin harxhon një pjesë të madhe të kohës, por edhe një karrierë shumë të suksesshme në aktrim. Por, Rudina ishte vërtet emocionuese teksa fliste për ëndrrën e tretë, që duket se, nuk do të mbesë një ëndërr në sirtar.

E mendoj seriozisht sepse dua që të ofroj një shërbim të mrekullueshëm. Do të doja shumë që të ishtë idealja e filmave…

Këtë dua ta realizoj patjetër sepse ka shumë fëmijë që ndoshta janë larg ose nuk kanë mundësi të kujdesen për prindërit gjatë gjithë ditës…

Qoftë edhe një azil ditor pa fjetje që ata të kenë një ambient të tyre, të kenë një lloj oazi që pse jo, të pleqërojnë më njëri-tjetrin.

Duke folur për fushën e aktrimit, Rudina shprehu mirënjohjen e veçantë për spektaklin e humorit “Portokalli”, i cili i ka besuar që në hapat e saj të parë në fushën e komedisë. Megjithatë, nëse mendoni se komedia është i vetmi zhaner në të cilin do ta shihni ndonjëherë Rudinën, gaboheni. Ajo ka zbuluar gjithashtu se do të provojë dramën së shpejti në teatër.