Celebrities Live From Tirana Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/Antoneta Koçi tregon si është parë “BBV” në sytë e saj!

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ishte një nga ish-konkurrentet e “Për’Puthen”, Antoneta Koçi. Duke qenë se e hëna i dedikohet vetëm “Big Brother”-it, gjithçka që është diskutuar ka qenë se si është parë deri më tani “BBV” në sytë e blogger-es.

Sa e ke ndjekur edicionin e “Big Brother VIP”?

Në fakt unë përpiqem që të përditësohem gjatë gjithë kohës me video-t që postohen në Instagram sepse nuk kam kohë ta shoh live në kanalet e “BBV”. Jam nga ato komentuese që komentoj me siguri kur e shikoj diçka me vëmendje. Nuk dua të jem pjesë e personave që ushtrojnë trysni ngeative, pra unë bëj një komentim të përgjithshëm, interesant por gjithmonë duke qenë e siguurtë në atë që them.

Nëse do të zgjdhje do të ishe me skuadrën e Meridianit apo të Balinës?

Unë jam skuadra e publikut, pra e asnjërit prej palëve në fjalë. Nëse Meridiani mund të kishte të drejtë në ato që mund të thotë mënyra sesi e thotë është e gabuar. Nuk po them se ka të drejtë.

Koçi vijoi duke thënë se:

Ne duhet ta pranojmë që është një lojë dhe se personazhet aty e kanë të drejtën të ngacmojnë edhe të luajnë me limitet e personazheve të tjerë. Aty Balina gjykoi lojën ndërsa Meridiani e gjykoi si individ.

Nga Iliri, Einxhel dhe Dj Dagz kush mendon se është më i favorizuar për të dalë nga shtëpia?

Dj Dagz është më pak i angazhaur në shtëpi pasi ai është më shumë i dhënë pas Einxhelit. Personat që kanë më shumë antipati janë Einxhel dhe Iliri. Më i favorizuari është dhe më i urryeri në të njëjtën kohë. Janë dy grupe kundërshtare, ata që duan Einxhel votojnë Einxhel dhe e njëjta gjë edhe me Ilirin. Mund të ketë një pjesë të publikut që do votojnë Dj Dagz për shkak të antipatisë le të themi që mund të jetë krijuar deri diku pasi ai theu atë mini kontratën që kishte me Dj PM. Disa persona e kanë parë si gjë negative por edhe ai vetë e ka vuajtur në një farë mënyre.

Cili është personazhi Antoneta që t’i preferon si lojtar? dhe cili është personazhi që ti do të doje ta nxirrje nga shtëpia?

Personazhi më simpatik dhe që e meriton fitoren me plot gojën për mendimin tim është Beniada. Por nuk kam një personazh që nuk do të doja që të ishte pjesë e asaj shtëpie, por kam një dëshirë që personazhe si Donaldi dhe Iliri që janë në qendër të vëmendjes të mos ishin kaq shumë dhe të shpërndahej vëmendja tek banorët e tjerë që kanë me të vërtetë diçka për të dhënë në atë shtëpi.

Nëse do të ishe single dhe do të ishe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me cili nga personazhet mendon se do të shkoje më shumë dhe do ta kosideroje për një lidhje ose një marrëdhënie?

Nuk e di sepse ka diçka. Nga eksperienca ime ti mund të pëlqesh një person në karakter por varet sesi e ke personalisht marrëdhënien, ndërlidhjen dhe sa kimi mund të kesh. Mund të themi që Donaldi është ndër të parapëlqyerit e vajzave në përgjithësi. Edhe mua ka disa tipare të karakterit të tij që më pëlqejnë pavarësisht se ka disa tipare që nuk më pëlqejnë fare.

Nëse do të bëhej propozimi për të qenë pjesë e “BBV”, cili do të ishte reagimi yt?

Në fakt jo nuk më është bërë si pyetje. Por në qoftë se do të bëhëej varet nga momenti. Por unë di që po të isha në atë shtëpi do të isha me patjetër në finale.