Celebrities Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/Arilena Ara uron të gjithë shqiptarët dhe pret me padurim vitin 2022!

Sot në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit”, nuk mund të mungonte edhe urimi me anë të një mesazhi zanor i këngëtares Arilena Ara, e cila së fundmi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në muzikë por edhe me festivalin e saj. Ky ishte urimi i artistes:

Përshëndetje fansat e mi dhe fansat e Top Albania Radio-s! Viti 2021 ka qenë kolona zanore më e bukur, një aventurë e jashtëzakonshme dhe me shumë muzikë dhe ‘Pop Art’, prandaj me padurim po pres që të jetoj me ju 365 ditë të çmendura siç jam edhe unë vetë. Uroj sa më shumë bekime për ju dhe të dashurit tuaj në vitin 2022. Me shumë dashuri, e juaja Arilena Ara. Gëzuar!