Celebrities Gossip Showbiz

Eksploron Santorinin me një Tesla, e kemi fjalën për nënën e Elon Musk, supermodelja Maye!

Së fundmi Maye Musk, nëna e miliarderit të teknologjisë, Elon Musk, ndodhet në Santorini, Greqi, teksa mori pjesë në Konferencën Ndërkombtare të Turizmit të Luksit. Modelja dhe shkrimtarja duket se po e shijon kohën në ishullin e famshëm. Në një foto, që ka postuar, ajo ka pozuar pranë një makine Tesla, kompania në pronësi të djalit të saj. “Një udhëtim ditor duke eksploruar Santorinin me një Tesla,”-shkroi ajo në mbishkrim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maye Musk (@mayemusk)

Së fundmi, në Konferencën e mbajtur disa ditë më parë, ajo tregoi se në të kaluarën kishte vizituar nëntë ishuj të ndryshëm të vendit dhe ka komentuar shumë pozitivisht mikpritjen dhe dashamirësinë e grekëve, madje duke shprehur dashurinë e saj për ishujt grekë.

Nëse miliarderi i teknologjisë Elon Musk do ta kishte dëgjuar nënën e tij, duket se nuk do të kishte bërë një pasuri prej afro 229 miliardë dollarësh. Së fundmi, Maye, teksa u pyet për planet e biznesit të së birit, u përgjigj se nuk ka shumë ndikim në procesin e vendimmarrjes së djalit të saj. Duke folur për ‘Today With Hoda & Jenna’, 75-vjeçarja u pyet për dëshirën e Elon Musk për të blerë Twitter. May Musk, përveç Elon 50-vjeç, ka edhe një djalë 49-vjeç, Kimball dhe një vajzë 47-vjeçe, Tosca, me ish-bashkëshortin e saj, Errol Musk.