Aktualitet

Eksploziv dy bizneseve në Shkodër, dëmtohet edhe Prefektura!

Në orët e para të mëngjesit, Shkodra u trondit nga dy shpërthime të fuqishme, që fatmirësisht nuk shkaktuan të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Paraprakisht, raportohet se dy bizneseve iu vendosën sasi eksplozivi. Njëri prej tyre, qendër tregtare, rezulton në pronësi të ish-kandidatit demokrat për Bashkinë Shkodër në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Xhemal Bushati.

Po paraprakisht, raportohet se shpërthimet ndodhën me një diferencë prej 10 minutash mes tyre. I pari u dëgjua rreth orës 02:20, ndërsa i dyti, në 02:30. Ato gjenden pranë Prefekturës që gjithashtu pësoi dëme, si dhe në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë”.

Për momentin nuk bëhen të ditura të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.