Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Elgit Doda ‘thumbon’ kolegët e tij!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije së fundmi Elgiti vendosi ti propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Elgiti ka pasur shumë sukses me projektet e fundit muzikore ashtu si me vëllezërit Veshaj dhe me artistë të tjerë. Së fundmi Elgiti ka publikuar një foto në ‘Instastory’ me pamje mbi një qytet dhe ajo çfarë Elgiti ka shkruar është marrë si një ‘thumb’ për dikë ose kolegët e tij.

Po ju shoh nga lart

Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi këtë surprizë që i bëri Kleas. Ai u shpreh mbi propozimin se:

Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabime, por më mirë vonë sesa kurrë. E bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harraq, i harroj gjërat.

Pak ditë më parë gjithashtu dhe Klea reagoi pas surprizës së Elgitit. Në disa postime nga festa e ditëlindjes së Krid, ajo i shoqëroi me një shkrim.