Gossip Showbiz

Elita Rudi e cilëson si “Zemra e Donaldit”. Si ishte reagimi Borës?!

Me plot bindje mund të themi se një ndër skenat më romantike të shfaqura në ekranin shqiptarë është puthja mes Donaldit dhe Bora Zemanit.

Rrjetet sociale “morën flakë’ nga ky moment dhe nuk kishte postim që të mos ishte për ta, madje ende vijon një ndër sfidat e publikuara “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit”, e nisur nga Lori Hoxha.

Gjithsesi, gjërat nuk janë qartësuar ende mes tyre por ngacmimet dhe fjalët për njëri-tjetrin nuk mungojnë.

Mbrëmjen e djeshme ishte “Për’puthen Prime” dhe rolin e opinionistes e mbante moderatorja e dashur, si dhe partnerja e reperit Gjiko, Elita Rudi.

Sigurisht që mes saj dhe Borës nuk mund të mungonte një foto, të cilën Elita e ka postuar në llogarinë e saj në Instagram duke e cilësuar Borën si “zemrën e Donaldit”.
Të gjithëve na pëlqeu diçka e tillë dhe na tingëllon mjaft romantike, por çfarë mendimi ka Bora për këtë?!

Duket se moderatores bukuroshe i ka pëlqyer ky fakt dhe e ka ripostuar foton duke vendosur disa emoji në të cilat shfaq shumë emocione, një prej tyre që tregon pak siklet.

Por nuk mbaron me kaq, gjatë spektaklit Zemani është pyetur nga opnionisti tjetër i emisionit “Prime”, Naim Abazi, se të gjithë po presin një përgjigje nga ajo rreth situatës që po ndodh.
Reagimi i Borës ka qenë mjaft epik si dhe përgjigja e saj.

Të presin pak se edhe unë po pres dikë…