Showbiz

Elita Rudi zbulon çfarë nuk pëlqen tek Gjiko: “Ka qenë shumë e rëndë për ta pranuar”

Gjiko dhe bashkëshortja e tij Elita Rudi së fundmi kanë dhënë një intervistë ku kanë zbuluar detaje nga marrëdhënia e tyre që askush nuk i dinte.

Reperi i famshëm tregoi se ajo që nuk i pëlqen tek Elita është kokfortësia e saj që herë pas herë sjell debate në shtëpinë e tyre megjithëse jo nga ato seriozet.

Sa i përket moderatores kjo e fundit di si të godasë në shenjë dhe ta prekë partnerin e saj aty ku ‘i dhemb më shumë’. Për herë të parë Elita ka zbuluar se nuk është fanse e të gjitha këngëve që Gjiko krijon.

Ajo rrëfeu se kënga që nuk e pëlqen aspak është “Trëndelinë”. “Ka qenë shumë e rëndë për ta pranuar që këtë këngë e ka bërë burri im. Sidomos pjesën ku thuhet ‘Kur bëj dashuri për ty, mendoj për shoqen tënde’. Vetëm unë se kuptoj këtë ose thjesht s’mund ta pranoj” -përfundoi Elita.

Kujtojmë se dyshja do të bëhen për prindër për herë të dytë. Elita është në pritje të një vajze dhe ka vetëm pak ditë që e ka pranuar publikisht këtë lajm të bukur.