Celebrities Gossip Showbiz

Elvana Gjata kujton 2 vjetorin e albumit të saj “Çelu”, por me një ndryshim të vogël!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Ditën e sotme me anë të një video të postuar në Tik Tok, Elvana ka kujtuar 2 vjetorin e publikimit të albumit të saj “Celu”, por me një ndryshim të vogël. Teksa shfaqet në video në një ambjent në natyrë e shoqëruar me 2 vajza të tjera, të cilat kërcejnë krahë saj, Elvana këndon një pjesë nga këngët e albumit por në mënyrë popullore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri dhe si gjithmonë salla arrin të mbushet plot me fansat e këngëtares.

E përfolur shpesh për jetën e saj private, megjithatë ende asgjë e konfirmuar duket se Elvana ka zbuluar pak më shumë. Në një nga koncertet e saj më të fundit, teksa ka performuar këngën ‘EX’, kur e ka postuar në Instagrami-n e saj krahas ka shkruar një pjesë të tekstit që na duket si një dedikim.