Showbiz

Emina Cunmulaj gjithmonë pranë traditave shqiptare

Emina Cunmulaj e cila është në pritje të fëmijë së dytë, pavarësisht se vajza e saj ka lindur në SHBA, në asnjë moment nuk harron që t’i mësojë asaj gjithçka për origjinën, traditën, ushqimet dhe veshjet karakteristike shqiptare.

Në rrjetin social Instagram, Emina ka publikuar një video ku shfaqet vajza e saj e vogël, e cila mban veshur bluzën me flamurin shqiptar. Në video modelja i flet shqip vajzës së saj, e cila arrin ta kuptojë shumë mirë.