Showbiz

Emina Cunmulaj publikon mesazhin ofendues të një ndjekësi në Instagram

Modelja e famshme shqiptare Emina Cunmulaj është shumë aktive në rrjetin social Instagram dhe shpeshherë komunikon me ndjekësit e saj.

Ndonjëherë ajo i poston mesazhet e tyre në historinë e Instagram-it siç është edhe kjo e orëve të fundit. Disa mesazhe të një ndjekësi e të saj e kanë konfuzuar modelen e famshme dhe këtë gjë na e ka bërë të ditur të gjithëve.

I njëjti përdorues fillimisht i ka shkruajtur duke e ofenduar ndërsa më vonë i ka shkruar sërish për t’i bërë një kompliment. Si gjithmonë ajo e ka marrë këtë veprim me shumë sportivitet duke qeshur dhe duke pyetur fansat e saj nëse edhe ata janë po aq konfuzë sa ajo për këto mesazhe.