Showbiz

Eminem zbulon përse nuk ka performuar në “Oscars” 17 vite më parë

Të dielën që lamë pas reperi më i famshëm i të gjitha kohërave, Eminem u ngjit në skenën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” për të performuar hitin e tij, “Lose Yourself”.

17 vite më parë Eminem gjithashtu fitoi një “Oscar” për kolonën zanore më të mirë për “Lose Yourself” një çmim për të cilin nuk ishte i pranishëm për ta tërhequr madje as për ta performuar në ceremoni.

Tashmë pas gjithë këtyre viteve ai vendosi të rikthehej për të interpretuar hitin e tij.

“Mendova se ishte një ide e mirë që të performoja, meqë nuk e bëra para 17 viteve përse jo tani. Asokohe mendoja se akademia nuk e kuptonte muzikën time megjithëse pasi fitova një “Oscar” kuptova sa autentike është ceremonia” -tha Eminem në një intervistë për “Billboard”.