Showbiz

Emma Roberts shpjegon arsyen pse dëshiron të ketë vetëm djem

Emma Roberts nuk i do vajzat?! Bukuroshja Emma Roberts ka shpjeguar në një intervistë për Glamour se pse ajo dëshiron të ketë fëmijë vetëm të gjinisë mashkullore.

Aktorja e famshme 29 -vjeçare është shprehur në një intervistë se dëshiron që fëmijët e saj të jenë vetëm djem. Ajo thotë: “Unë jam përpjekur të mos blej shumë gjera edhe pse më pëlqen të bëj pazar. E vetmja gjë që mund të them është falë zotit që nuk kam një vajzë sepse thjesht do isha çmendur me aq shumë veshje“.

Emma ka zbuluar në Instagram në fund të Gushtit se po priste një djalë me të dashurin Garrett Hedlund, 36 vjeç. Garrett dhe Emma janë në një lidhje që nga Marsi i vitit 2019.

Gjithashtu aktorja e ‘Scream Queens’ ndau dëshirat e saj për ushqimin që ajo ka përjetuar gjatë shtatzënisë. Megjithatë për sa i përket dëshirës së saj për fëmijë, nuk do të thotë se ajo nuk i pëlqen vajzat, por e ka më të thjeshtë për të rritur një djalë.