Showbiz

Emocionuese! Reperi Gold AG bëhet baba për herë të parë në Ditën e Pavarësisë!

Sot, më 28 Nëntor, reperi i njohur shqiptar, Gold AG dhe partnerja e tij Ermira janë bërë prindër për herë të parë. Djali i tyre ka ardhur në jetë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në llogarinë e tij në Instagram, reperi dha lajmin e bukur e ndërsa ka publikuar edhe një foto me të birin. Krahas postimit, Arian Agushi ka shkruar fjalët më të bukura duke zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë.O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë. Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit.Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues.”- ka shkruar Gold AG.

Urime dhe një jetë sa më të shëndetshme për vogëlushin!