Showbiz

Surprizon Gold Ag, reperi i jep fund beqarisë

Pak orë më parë reperi i famshëm Arian Agushi ka postuar në rrjetin social Instagram një foto ku shfaq dorën e tij dhe të partneres, të dy me unaza në gishtin e martesës.

Ata bashkuan duart duke krijuar shqiponjën dykrenare e në këtë mënyrë treguan se i kanë dhënë fund beqarisë.

Partnerja e Gold Ag mbetet ende e panjohur për publikun e megjithatë fansat janë të lumtur për rrugëtim të ri në jetën e reperit.

“05.03.30” -shkruan ai në diçiturën e fotos të shoqëruara me disa zemra. Gold Ag ka marrë dhjetra urime nga fansat dhe kolegët e tij të cilët shpresojnë që dyshja të kenë një jetë të lumtur.