Gossip Showbiz

Enca anulon të gjithë koncertet e saj, po pse?!

Një nga këngëtaret më të përfolura të momentit është padyshim Enca Haxhia. Së fundmi ajo po publikon projekte të reja muzikore gjatë të gjithë kohës dhe fansat e saj janë duke u përgatitur për plot koncerte nga ajo.
Çdo mendim rreth koncerteve u hodh poshtë nga vetë artistja me anë të një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, ku ajo ka shprehur se nuk do të mbajë asnjë koncert këtë muaj.
Por mos u demoralizoni, pasi ajo theksoi se do t’i zhvillojë ato sezonin tjetër dhe i hodhi poshtë fjalët që kishin thënë se ajo do të ndodhej në Durrës sonte.

Për të gjithë fansat që mezi presin të më shohin në koncerte, do shihemi shumë shpejt sezonin tjetër. Mezi pres dhe unë. Ps. Nuk do të jem në Durrës sonte.

Arsyeja e vendimit të saj nuk dihet ende edhe pse një faktor mund të jetë angazhimi i saj nëpër klipet e reja. Një ndër këngët e publikuara më së fundi nga ajo titullohet “Suavele”, e cila u pëlqye nga publiku.
Në të nuk mungonte origjinaliteti i 25- vjeçares dhe sigurisht kishte shfaqur linjat e saj trupore, për të cilat ajo kritikohet shpesh që i ka të bëra me photoshop.