Celebrities Gossip Showbiz

Enca kopjon Dafinën, dy këngëtaret me të njëjtin titull dhe kopertinë albumi?

Teksa po zbulonte nga pak emrat e artistëve me të cilët do të bashkëpunonte për albumin më të ri që po lançon “Dafinë moj”, këngëtarja gjithashtu u shfaq me një kopertinë shumë të veçantë dhe më ndryshe nga sa jemi mësuar shpesh ta shohim. Disa fotografi shumë tradicionale, të cilat bënë xhiron e rrjetit.

Duket se kjo ide interesante i ka pëlqyer shumë dhe Encës, e cila është një mikeshë shumë e mirë e Dafit. Teksa ka publikuar një Instastory, ku ka ‘imituar’ kopertinën e albumit “Dafinë moj” në formë shakaje, Enca shkruan:

Foto për albumin tim Encë moj

Përpos bashkëpunimit me Tunën, Dafina ka bërë me dije dhe shumë bashkëpunime të tjera që do të mbajë “Dafinë moj” me këngëtarët më në zë të showbiz-it si, Mc Kresha, Elinel, Argjentina Ramosaj, RON, Lumi B, Buta dhe nuk mund të mungonte gjithashtu një bashkëpunim me të dashurin e saj të zemrës, Dj Geek.

Dafi nuk ka lajmëruar ndonjë bashkëpunim me Encën, megjthatë do të ishte interesante t’i shihnim artistet në një duet së bashku.