Bota

Ende pa kaluar pasojat, Belgjika përmbytet sërish!

Moti i keq me stuhi ka shkaktuar sërish përmbytje në Belgjikë. Në provincën Namur u evakuan disa shtëpi që rrezikonin shembjen. Ndërkaq, në Dinant disa makina u rrëmbyen nga ujërat që vërshuan në rrugë për shkak të shirave intensivë.

Javën e kaluar, përmbytjet shkaktuan 36 viktima e 7 persona ende rezultojnë të zhdukur.

Me qindra janë kërkesat për ndihmë në numrat e zjarrfikësve. Autoritetet belge kanë shpërndarë udhëzime përmes të cilave iu bëhet thirrje qytetarëve, të shmangin drejtimin e automjeteve pasi moti i keq me shi dhe erë nuk i favorizon.

https://twitter.com/Tracy19M/status/1419001651357171712?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1419001651357171712%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tgcom24.mediaset.it%2Fmondo%2Fnuovi-alla