Celebrities Film & Tv Showbiz

Eni Shehu në DWTS: “Lart e poshtë thuhej që unë isha i favorizuar, por është e kundërta”!

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Në gjysmëfinalen e “Dancing With The Stars” gara është fortë dhe konkurrenti Eni Shehu mendon se do të kalojë në finale. Eni tha se ndryshe nga sa i thonë se është favorizuar nga juria, sipas tij ai është më i kritikuari. Ai madje tregoi edhe thashethemin më të çuditshëm për veten që ka dëgjuar ndonjëherë.

Thonë lart e poshtë që un jam favorizuar, por në kam pasur kritikat me të mëdha, s’ka qenë dëshira jonë për tu marrë me diskutime e personazhe të tjerë. Unë nuk kam nisur asgjë asnjëherë. Brenda konkurrentëve thanë që natën pa eleminime e shpikën për Eni Shehun.