Big Brother Radio Celebrities Magazine Showbiz

“Nuk i do burrat delikatë”/Niko Komani dhe Grines tregojnë anën e vërtetë të Roza Latit!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të gjithë dëgjuesit nëpërmjet telefonatave, SMS apo mesazheve audio në Whatsapp, të shprehin simpatitë, antipatitë, mbështetjen që kanë për personazhet në “Big Brother VIP”. Të ftuar në emisionin e kësaj të marte kanë qenë Niko Komani dhe Grines, të cilët kanë dhënë opinionet e tyre rreth këtij fenomeni.

Më saktësisht, ata kanë folur më shumë për polemikat që po shkaktohen brenda në shtëpi, kryesisht për moderatoren Roza Lati, e cila është banore në këtë edicion.

A ka një shirit të kuq që Roza nuk do të donte ta kalonte?

Unë mendoj që Roza deri më tani është tepër e përmbajtur. Roza është provokuese si natyrë. Edhe në emisionin e saj të provokon.

Me kë e sheh si çift Rozën? Ja si shprehet Niko Komani:

Si shok i saj nga jashtë mund ta shihja shumë me Meritonin. Në ditët e para. Është shumë stili i Rozës. Nuk mendoj se mund të ketë një romancë me këta çuna Roza. Uroj të ketë hyrje të reja.

Çfarë nënkupton Roza me shprehjen ‘nuk i dua burrat me streçe’?

E ka fjalën që nuk i do të veshin slim fit pantallona. Nuk pëlqen as të jenë figura publike. Po thotë preferencën e saj. I do pak më macho, nuk i do delikatë e të butë. Ai është pëlqimi i saj.