Showbiz

Enrique dhe Anna shfaqin për herë të parë binjakët e tyre

Një prej çifteve më të famshme të showbizzit në muajin dhjetor janë bërë prindër të dy binjakëve, një vajze dhe një djali. Bëhet fjalë për këngëtarin Enrique Iglesias dhe tenisten Anna Kournikova.

Për herë të parë prindërit e rinj kanë prezantuar bebushat e tyre në rrjetet sociale. Secili nga prindërit ka pubilkuar foto me njërin nga binjakët, në llogaritë përkatëse me dixhiturën “Dielli im”.

As Enrique as Anna nuk kanë specifikuar nëse në duar mbajnë vajzën apo djalin, pasi dallimi midis tyre është mjaft i vështirë.