Bota

Erdogan rikthehet në fushatë, Izmiri ‘vishet’ me flamurin e Turqisë!

Me 14 maj edhe në Turqi votohet për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale.

Këto zgjedhje cilësohen të rëndësishme për Presidentin Erdogan, i cili kërkon një tjetër mandat në krye të vendit.

Përballë tij është edhe një kandidat i opozitës, i cili duket se po fiton mbështetje mes qytetarëve turq.

14 maji cilësohet sprova më e madhe e Erdogan. Pak ditë më parë presidenti u raportua se nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore, por ai këtë të shtunë ka rinisur fushatën.

Erdogan është trajtuar edhe më parë në sistemin e tretjes. Në vitin 2011, ai iu nënshtrua asaj një operacioni të vështirë.

Presidenti Erdogan po kërkon një mandat të tretë si president i Turqisë dhe po merr pjesë në një fushatëtë fortë në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit. Në disa raste ai është parë duke marrë pjesë në tre ose më shumë veprimtari gjatë një dite.

Erdogan është përpara testit më të ashpër elektoral gjatë 20 viteve në detyrë si kryeministër dhe president i vendit. Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë lehtë në epërsi sfiduesin e tij kryesor, kreun e partisë opozitare të qendrës së majtë Kemal Kilicdaroglu.