Politikë

Erion Braçe voton kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës

Kuvendi miratoi sot ndryshimet në qeveri, të dekretuara dy ditë më parë nga Presidenti Bajram Begaj. Gjatë votimit të dekreteve, deputeti socialist, Erion Braçe, ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Votimi për shkarkimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme mori 95 vota pro shkarkimit, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen nesër te Presidenti i Republikës.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën e Gazment Bardhit për debat mbi ndryshimin e ministrave.

Votimet e dekreteve të Presidentit:

Shkarkimi i Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme: 95 pro, 1 kundër, asnjë abstenim.

Shkarkimi i Ogerta Manastirliut si ministre e Shëndetësisë: 110 pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Shkarkimi i Evis Kushit si ministre e Arsimit: 99 pro, 3 kundër, 1 abstenim.

Shkarkimi i Frida Krifcës si ministre e Bujqësisë: 107 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Shkarkimi i Edona Bilalit si ministre e Sipërmarrjes: 102 vota pro, 4 kundër, asnjë abstenim.

Shkarkimi i Milva Ikonomit si ministre Shteti: 98 pro, 2 kundër, 2 abstenim.

Shkarkimi i Ervin Metes si drejtor i AMF-sw: 95 vota pro, 5 kundwr, 1 abstenim.

Emërimi i Arbjan Maznikut si ministër Shteti për Pushtetin Vendor: 73 vota pro, 35 kundër, asnjë abstenim.

Emërimi i Albana Koçiut si ministre Shëndetësie: 73 vota pro, 32 kundër, 1 abstenim.

Emërimi i Igli Hasanit si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme: 74 vota pro, 33 kundër, asnjë abstenim.

Emërimi i Ogerta Manastirliut si ministre e Arsimit: 73 pro, 33 kundër, asnjë abstenim.

Emërimi i Anila Denajt si ministre e Bujqësisë: 73 vota pro, 27 kundër, asnjë abstenim.