Aktualitet Politikë

“Ditë e zezë për Shqipërinë dhe parlamentin”, Bardhi pas rrëzimit të kërkesës për Xhaçkën: Mesazhi sot ishte i qartë….

Gazment Bardhi e ka cilësuar ditë të zezë për Shqipërinë dhe parlamentin, votimin e sotëm në seancë plenare ku me 72 vota kundër, nuk u dërgua në Gjykatë Kushtetuese vlerësimin e legjitimitetit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

“Unë nuk pres nga Edi Rama e kam ditur shumë mirë raportin që ai ka me drejtësinë, apeli im vazhdon të jetë për ata, partnerëve ndërkombëtarë që kanë nxitur zbatimin e reformës në drejtësi. Heshtja do të thoshte të mbështesësh grisjen e një vendimi të gjykatës Kushteteuese. Mesazhi i Ramës ishte i qartë, nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën, njësoj siç u soll me Gjykatën Kushtetuese, do të sillet nesër me prokurorinë antikorrupsion. Nuk zbaton vendimin e GJK, sot vdiqën kushtetutshmërinë në vend dhe reformë në drejtësi. Ditë e zezë për Shqipërinë dhe parlamentin. Ne duhet të marrim një vendim nëse do duhet apo ti drejtohemi Gjykatës së Kushtetuese. Nuk e kuptoj pse do paguhen anëtarët e GJK nëse vendimet e tyre nuk zbatohen”-tha Bardhi.

Kërkesa e opozitës për të çuar mandatin e socialistes Olta Xhaçkës në Kushtetuese, për verifikimin e kushtetutshmërisë së mandatit të saj, është rrëzuar sot. Kanë qenë 39 vota pro, dhe 72 kundër, duke bërë që kjo kërkesë të mos kalojë. Vetë Xhaçka ka zgjedhur që të abstenojë.

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Olta Xhaçka ka deklaruar se ishte përdorur si “mish për top” nga ana e deputetëve të opozitës të cilët sipas saj e akuzojnë për përfitime të pavërteta të bashkëshortit të saj Artan Gaçi.