Celebrities Gossip Showbiz

Ermal Fejzullahu dhe Ylli Limani së shpejti me një bashkëpunim, por mund të kemi një super surprizë në klipin e tyre!

Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, që gjithmonë di se çfarë fansat e tij kërkojnë është Ylli Limani. Projektet e tij marrin miliona klikime dhe pëlqehen nga çdo moshë.

Si çdo herë ai vjen me risi të ndryshme dhe nuk ngurron duke i befasuar të gjithë. Së fundmi, nga postimi në Instastory i tij ku hodhi dyshimet se ‘ndoshta’ mund të sillte një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, këngëtari e bëri realitet dhe së shpejti do të kemi një bashkëpunim special mes dyshes. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtari i mirënjohur, Ermali, i cili ka ripostuar një fotografi të bërë me ‘splitter’ të tij me Yllin nga një faqe me lajme për VIP-a, duke shuar kështu çdo dyshim.

Mirëpo, burime për Prive kanë zbuluar edhe një surprizë shumë të bukur që mund të presim në klipin e këngëtarëve. Bëhet fjalë pikërisht për super modelen Vildane Zeneli, e cila përflitet të jetë protagoniste.

Kur bëhet fjalë për një bashkëpunim mes dy artistëve si Ylli dhe Ermali dhe një super modele në klip, padyshim që jemi në pritje të një hiti të ardhshëm që i përshtatet këtij sezoni!

Rikujtojmë se, kënga e fundit nga Ylli është një solo me titullin “Me jetu”. Nga ana tjetër,  projekti më i fundit muzikor nga Ermali është bashkëpunimi me reperin e njohur, Gjiko njëkohësisht dhe një mik shumë i mirë i tij. “Sa t’kom dasht” ka pesë muaj që është publikuar dhe ka afro 17 milion klikime.