Aktualitet

Pak pasi zbuloi se do të rikthehej me një koncert në Tiranë, Ermal Meta jep lajmin e keq!

Së fundmi ka ndërruar jetë mësuesja e cila frymëzoi Ermal Metën për këngën “Vietato Morire”. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram duke shkruar:

Mësuese Margarita nuk është më. Kisha premtuar që ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë. Do kisha dashur ta përqafoja dhe ta falënderoja. Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtin shikim të ëmbël që gjeja sa herë që hyja në klasë dhe të mos mundem ta bëj më këtë gjë më dhemb. Përshëndetje mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe unë të falënderoj për të gjitha përkëdheljet e tua në secilën prej plagëve të mia.

Rikujtojmë, se këngëtari shqiptar do të rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin “Air Albania”. Pas shumë muajsh pause prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor.

Një turne i cili do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njejtën kohë do të ketë një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.

Rikujtojmë gjithashtu se grupi rock Maneskin u shpall fituesi i edicionit të 71-të të Festivalit të Sanremos. Me “Zitti e buoni”, banda e përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio triumfoi mes 26 emrave Big në skenën e Teatrit Ariston duke lënë pas Fedez e Francesca Michielin me “Chiamami per nome”. Vendin e tretë e zuri Ermal Meta me “Un milione di cose da dirti”.