Showbiz

Ermali doli nga burgu, Rezarta: “Familja ime e vockël u bashkua”

Ermal Hoxha nuk është vetëm nipi i ish diktatorit Enver Hoxha, por dhe bashkëshorti i këngëtares dhe modeles Rezarta Shkurta. Së fundmi ajo ka nisur biznesin e saj, kompaninë fotografike me emrin e vajzës së çiftit, “Hera”.

Në profilin e saj në Instagram, Rezarta ka postuar një video mallëngjyese, ku babë e bijë shfaqen së bashku, pas daljes nga burgu të Ermalit. Në sfond kënga e Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, “Dhurata”. Nga kënga është përzgjedhur fraza “Jo më shumë se çdo fjalë, jo më shumë se muzikë, do të dua përjetë, shpirti im ti mos ki frikë”. Një mesazh ky nga Ermali, për të voglën Hera.

Dhe një mesazh i këngëtares: “Familja ime e vockel u bashkua. Faleminderit për çdo fjalë e mbështetje që kam ndjerë nga ju , këto vite të vështira… Uroj nga zemra për gjithësecilin nga ju, të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetët tuaja.

Ermal Hoxha la qelinë tre vite pas dënimit për trafik droge të mbetur në tentativë.