Ndryshe Politikë

Ervin Karamuço tregon ekskluzivisht në TAR një projekt shumë të veçantë për të zbuluar se sa substanca narkotike konsumojnë shqiptarët!

I ftuar në ‘Ndryshe’ këtë episod ishte pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço i cili iu përgjigj disa nga pyetjeve që kanë shumë kuriozitet lidhur me profesionin e tij.

Një rast i paprecedentë ndodh në vendin tonë në një aks rrugor ku hidhen substanca në mënyrë të qëllimshme që të krijohen aksidente.

Hedhin solucion të padukshëm. Për të  përfituar karrotrecët, ofiçinat, serviset, është një rrjet i tërë përfitues. Është midis dy qyteteve, midis Elbasanit dhe Prrenjasit. Janë vrarë dhe të huajit. Ka marrë masa policia, por ende nuk janë gjetur. Edhe në rrugën e Ersekës ka filluar duke ndodhur kjo. Më kanë adhur video të njerëzve që e bëjnë këtë. Duhet të kapin nja dy prej veshi dhe pastaj kjo mbaron. Ka 5 vjet që ndodhin aksidente të pashpjegueshme me humbje kontrolli.

Një projekt shumë interesant do të realizohet në vendin tonë për të zbuluar sa substanca narkotike konsumojnë shqiptarët dhe më shumë na zbulon z. Karamuço.

Do bëjmë një kontakt për të krijuar ura bashkëpunimi në Londër. Atje u bë një projekt për analizat e ujërave të zeza dhe u zbulua se konsumohej 23 kilogramë kokainë në ditë, 8 ton në vit në ditë. Do ta kërkojmë ta bëjmë këtë edhe në Shqipëri, të monitorohemi. E bëjnë universitetet që nuk kanë lidhje me politikën. Është nje fushë që nuk ka folur askush me të dhëna konkrete. Nuk e dimë realisht se sa drogë konsumohet në Shqipëri. Është rritur konsumi, por sa?

Sipas z. Karamuço kriminelët apo kriminalistika, cila prej tyre është më e shpejtë?

Është një garë shumë e vjetër. Ata janë gjithmonë një hap përpara.