Celebrities Ndryshe

“Vitin tjetër do të jem unë në vend të Arbër Hajdarit…” Mos ndoshta ky është opinionisti i ri në “BBV”?!

Ervin Karamuço, Profesor i Kriminologjisë, ishte i ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”. Një i ftuar special, në një intervistë speciale, Karamuço u shpreh shumë për kriminelët, ata shqiptarë, dhe gjithçka që nuk dihet rreth tyre. Ai gjithashtu pranoi se kriminelët shqiptarë janë shumë të zgjuar, teksa përshkroi edhe disa nga tiparet që vihen re për të identifikuar një kriminel.

Kriminelët shqiptarë janë tmerrsisht të zgjuar, por jo nga shkolla por nga intuita… Kriminalistët shohin gjithçka, lëvizjen e buzëve, ballit, vetullave, djersitjen e duarve, gjithçka që hyn në gjuhën e trupit.

Ndërkohë, i ftuari i sotëm na zbuloi edhe diçka që me shumë gjasa nuk dihej më parë, teksa na njohu me një aparaturë e cila kap në distancë detaje dhe gjen nëse personi po gënjen apo jo. Kjo është një risi që përdoret në institucione të caktuara për të na mbrojtur ne, por që me sa duket në shoqëri do të aplikohet pas rreth 30 vitesh. E teksa përshkroi profesionistët e kriminalistikës në Shqipëri, Karamuço u shpreh se kemi një zbulueshmëri të kënaqshme, por megjithatë krimet e vështira nuk janë zbuluar ende.

Ndërkohë, teksa shprehet për situatën në Ukrainë, ai tregoi se zgjidhja tashmë do të vijë nga njerëzit e thjeshtë, nga aktorët. Krahas kësaj, ai tregoi se në fakultet janë bërë nga studentët katër profilizime të Bes Kallakut, Ermal Mamaqi, Albano Bogdo dhe Salsano Rrapi, dhe fitues doli ky i fundit pasi i afrohej më shumë Zelensky-t dhe qëndrueshmëri më të madhe ndaj Putin momentalisht ka pikërisht Zelensky.

E teksa u shpreh për “Big Brother Vip Albania”, Karamuço tregoi se nëse do të ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ai do të dinte shumë ‘sekrete’, teksa njeh mjaft mirë pikat më të ekspozuara dhe ato më pak, dhe vendet ku mund të fshihesh nga kamerat. Ndërkohë, ai bëri edhe deklaratën e mëposhtme.

Vitin tjetër do të jem unë në vend të Arbër Hajdarit për profilizimin dhe shmangien e elementeve kriminale brenda “Big Brother”…