Celebrities Film & Tv Live From Tirana

Është çift me Joanën në DWTS këtë javë, Ina Kollçaku: “Nuk do ta ndërroja, finalja do të ishte e garantuar…”

Të ftuara në studion e “Live From Tirana” kanë qenë Ina Kollçaku dhe Joana Janushi, të cilat këtë javë do të konkurrojnë si çift në “Dancing With The Stars”. Si e pritën ato që do të ishin së bashku në konkurrim këtë javë dhe si kanë shkuar këto ditë? Ja çfarë na zbulojnë vajzat…

Por si fillim, sa ka ndryshuar ambicia e Inës nga kur mori ftesën për të qenë pjesë e deri tani?

Kur erdhi ftesa, doja që të isha pjesë e spektaklit. E pashë si mundësi për të mos folur më për të drejtat e grave, racizmin, diskriminimin… Por do të kishte dritë e ngjyra. Në fillim nuk kisha ambicie dhe mendoja që nuk do të shkoja gjatë. Në javën e pestë m’u ndryshua. Kurse tani nuk kam më ambicie finalen. Dua që ta shijoj. Siç e kam shijuar këtë javë me Joanën, nuk e kam shijuar asnjëherë. Me gjithë respektin për Eltionin, që nuk do ta ndërroja me një partner tjetër, por me Joanën… Finalja do të ishte e garantuar.

Nga ana tjetër, Eni Shehu zbuloi se Joana u prek kur pa provat e Xhodës ditën e djeshme. Ja si e shpjegon ajo këtë…

Ishte një emocion sepse Paso Doble është e fuqishme. E pashë që po e ndjente shumë dhe ishte i përfshirë. Dhe më dolën lot gëzimi. Xhodës iu bë qejfi që rashë me Inën.

Cila është pika e fortë e Inës?

Ina: Pesha e trupit dhe trupi është një nga pikat e forta. Por nuk më janë vlerësuar dhe janë kthyer në pikat e dobëta. (qesh)

Joana: Për Inën është trupi. E kam ndjekur dhe është shumë e kapshme. Këtë javë është strapacuar shumë. Por pikë e fortë është dhe intepretimi, që futet në gjendje. Fokusi im këtë javë është Ina dhe pse të mos marrim 40 pikë…

Çfarë do të mungojë nga ky spektakël dhe çfarë jo?

Do thoja që “shpëtova” sepse kam pak kohë për të bërë gjërat. Provat po bëhen në orar të zgjatur. Do të më vinte keq për rutinën që kam ndërtuar. Dhe kjo do të më mungonte.

Keni pasur ndonjë mosmarrëveshje këtë javë?

Ina: Nuk ngremë tonet, Joana është munduar ta çdramatizojë dhe është treguar shumë e mirë. Një moment i vështirë ka qenë kur na u desh të ndërronin diçka në koreografi, por momente tensioni dhe ngritje zëri nuk ka pasur.

Joana: Jam shumë e kënaqur me Inën, nuk e prisja por dhe e prisja. Në fillim kur jemi takuar kam thënë që është me kënbë në tokë dhe shumë e zgjuar. Kisha një ndjesi që do të bija me Inën si çift këtë javë.