Celebrities Gossip Showbiz

“Është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, ndihet e kërcënuar”, flet për herë të parë avokati i Arbenitës!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Lidhja e saj me reperin e njohur Fero me të cilin ka dhe një vajzë të vogël prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero akuzohet për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.

Pas reagimit të dy palëve të përfshira, burime për Prive kanë zbuluar raportin e Prokurorisë dhe deklaratën e avokatit të Feros, i cili i kundërshtonte akuzat e Arbenitës. E po të njëjtat burime vetëm pak më parë kanë treguar dhe versionin e avokatit të modeles në një rrëfim ekskluziv.

Sipas Arbenitës ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo nuk është hera e parë. Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Arbenita ka kërkuar edhe një masë mbrojtjeje. Nuk mund të jap më shumë detaje sepse prokuroria është në hetim të çështjes. Sidoqoftë ajo i ka ndarë rrugët me Feron, sipas saj. Të gjitha hapat e nevojshëm për të realizuar këtë ndarje po i bëjmë gati. Tani në fokus është siguria e Arbenitës, pasi ajo ndihet e kërcënuar. Nuk është e vërtetë që vajza është molla e sherrit. Arbenita është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, por jo për shkak të vajzës. Sipas saj ata kanë patur probleme edhe më herët.

Raporti i Prokurorisë që u publikua ditën e djeshme nga Prive ka zbuluar detaje të tjera që nuk i dinim rreth ngjarjes.

Për shkak të raporteve të përkeqësuara për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans. Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen në dysheme duke e kërcënuar me fjalët: “Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam për të të vrarë”. Me veprimet e tij, të dëmtuarës i cënon dinjitetin, i shkakton dhimbje, frikë dhe shqetësim të madh emocional.