Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Është si këmishë, e var dhe qëndron aty…”/Elton Tozaj i surprizuar nga Bardhi dhe marrëdhënia e tij me Sarën brenda shtëpisë së “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio ish-konkurrenti i “Big Brother”, Elton Tozaj për të na treguar se si po i duket edicioni i tretë i “BBV”.

Në “BB” tonë kishte Prime vetëm të shtunave, ne nuk luanim për të kapur Prime-in. Në këtë edicion luhet për Prime-in, krijojnë ngjarje, sherre vetëm për këtë qëllim. Këtë vit janë futur njerëz që e duan protagonizmin, sulmojnë gjithë kohës.

Për më shumë nga intervista klikoni në këtë link. 

Si e sheh Eltoni marrëdhënien Sara-Bardhi?

Sara dhe Sara mendoj unë, është dhe diku Bardhi aty.(qesh) Para dy ditësh Sara ishte shtrirë jashtë në oborr, Bardhi i tha të dua shumë dhe Sara shikonte qiellin pa reaguar fare. Një mashkull që është mashkull e rrëmben puthjen. E pretendoja një djalë çapkën Bardhin, por është si këmishë, e var dhe qëndron aty.

Opinioni i Tozaj për Merin?

Meri më pëlqen, çuditërisht. Në fillim më lodhi, por ndryshoi sensi i vetbesimit që ajo ka tek vetja, mua më bën të shkrihem me lot. Meri mendon që është vajza më e bukur e shtëpisë dhe unë këtë gjë e dashuroj. I jep pozitivitet vetes, freski dhe rini.(qesh)

Kë sheh më afër finales Eltoni?

Dua finale me Julin, Romeon, Heidin, Gazin, Eglën. Nuk më ka pëlqyer lufta që Roza ka bërë me femrat aty brenda edhe pse të tëra janë kapur me njëra-tjetrën. I mendoja si femra që do i bënin ballë burrave por po zihen më njëra-tjetrën për territor. Në finale shoh edhe Ilnisën, Ledjonën, Artën. Këta për mua janë gjysmëfinalistë, janë protagonistë të gjithë.

Cilin nga banorët preferon Eltoni?

Vdes për Heidin, është shumë spontane, e bukur, nga të paktat femra që të qenurit bjonde nuk e bën bjonde. Më pëlqen mënyra se si i përgjigjet situatave si dhe marrëdhënia që ka me Romeon. Edhe Romeo më pëlqen, janë shumë të mirë bashkë. Unë dashuroj edhe Eglën me 5 personalitetet e saj.