Aktualitet

Falsifikim dokumentesh, SPAK aksion në hipotekën e Tiranës!

SPAK dhe policia e shtetit kanë zhvilluar një aksion ne zyrat qendrore te hipotekës në Tiranë. Mësohet  se janë dhënë disa urdhëra ndalimi. Deri tani janë ekzekutuar 3 prej tyre.

Dyshimet janë se kanë falsifikuar dokumente për pronat dhe kanë marrë para.

Panol Nikolla  është shoqëruar është pezulluar nga detyre për korrupsion.

Neritan Balbusha është lënë në arrest burg ushtrim ndikimi. Ndërsa Admir Buri është lënë në arrest me arrest burg.

Hetimi ka disa muaj që ka nisur dhe bëhet fjalë për prona në kryeqytet. Prokurorja që drejton operacionin është Dorina Bejko e emëruar 3 ditë më parë në SPAK. Ndërkohë që operacioni është ende në zhvillim.