Showbiz

Fansat “anulojnë” Rihannën

Sfilata e koleksionit të saj të ri “Savage X Fenty” ishte një ndër eventet më të komentuara të modës javën që kaloi.

Personazhet e famshëm të industrisë së modës, filmit dhe muzikës u përzgjodhën nga Rihanna për të parakaluar në pasarelën më të nxehtë të këtij sezoni.

Mirëpo, këngëtarja e famshme ndezi reagime të ashpra pasi besimtarët myslimanë vunë re përdorimin e një këngë gjatë sfilatës që citonte vargje të shenjta islamike.

Kënga “Doom” e lançuar në vitin 2017-të, mban vargje të “Hadithi” një rekord i shkruar i thënieve të Profetit Muhamed që konsiderohet i shenjtë për besimtarët myslimanë dhe vjen i dyti nga rëndësia pas Kuranit.

Për këtë, fansat duan ‘të anulojnë’ Rihannën edhe pse ajo nuk ishte në dijeni të kontekstit të këngës kur u transmetua në sfilatë.

“Unë dua të kërkoj ndjesë të thellë për këngën “Doom”. “Kënga u krijua duke përdorur shembuj nga gjurmët e Baile Funk që u gjetën në internet. Në atë kohë, nuk ishim në dijeni që ato kishin përdorur si tekst, pjesa nga Hadithi Islam.” -thanë përfaqësuesit e saj në një postim në Twitter.

*Cancel Culture* – “Kultura e anulimit” i referohet “anulimit” të një të famshmi ose kompanie si formë dënimi, kur një veprim i caktuar i tyre konsiderohet fyes për një grup njerëzish apo një komunitet të caktuar.