Showbiz

Fansat ‘sulmojnë’ Cardi B, reperja detyrohet t’ju kërkojë falje publikisht

Këngëtarja e njohur me famë botërore Cardi B, ka pozuar së fundmi për revistën “Footwear News” dhe është përballur me një sërë kritikash e akuzash nga një grup fansash. Cardi shfaqej e veshur me një fustan ndërkohë që mbante në duar një atlete të kuqe nga bashkëpunimi i saj me “Reebok”. Pas reperes shfaqeshin 8 duar të tjera, një imazh i bazuar tek perëndesha hindu, Durga.

Por, mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer fansave të saj, të cilët e kanë konsideruar foton si një ofendim ndaj besimit të tyre. Këngëtares nuk i kanë shpëtuar komentet kritikuese, ndaj është detyruar t’ju kërkojë publikisht falje ndjekësve për foton. Përmes një story në Instagram, ajo sqaroi të gjitha qëllimet e vërteta.

“Kur bëra setin fotografik për Reebok, fotografët më thanë, ‘Duhet të prezantosh një perëndeshë, që përfaqëson fuqinë, feminitetin dhe lirinë’. Dhe kjo është diçka që unë pëlqej. Dhe mendova se kjo ishte shumë mirë, por nëse njerëzit mendojnë se po ofendoj kulturën e tyre apo besimin e tyre, dua t’ju kërkoj falje. Ky nuk ishte qëllimi im. Nuk më pëlqen të mos e respektojë besimin e njerëzve. Nuk do më pëlqente që njerëzit të ofendonin fenë time”, -është shprehur Cardi.

Ajo e pranoi se duhej të kishte bërë më shumë kërkim rreth konceptit, duke shtuar, ‘Nuk ishte qëllimi im të tregohesha e parespektueshme, nuk mund ta ndryshoj të shkuarën, do të bëj më shumë kërkime në të ardhmen”, ka shkruar reperja.

Më pas revista publikoi një kopertinë të re të reperes veshur e gjitha në të zeza.