Bota

Fauci: Amerika drejt programit COVAX të OBSH-së

Amerika do t’i bashkohet programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit. Lajmin e bën të ditur kryeimunologu Anthony Fauci, tashmë që me vendim të Presidentit të ri, Joe Biden, Shtetet e Bashkuara u rikthyen në OBSH.

Para’ardhësi i tij, Donald Trump ndaloi financimin për Organizatën e njoftoi procesin e tërheqjes prej saj deri në korrik të 2021-shit.  Rikthimi u përshëndet nga shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus i cili tha se kjo “është një ditë e mirë për shëndetësinë në botë”.