Bota

“Fëmijë” në rusisht, shkrimi misterioz në oborrin e teatrit të bombarduar të Mariupolit

Një imazh satelitor, i marrë nga Maxar dy ditë më parë, tregon fjalën “fëmijë” të shkruar me germa të mëdha të bardha në rusisht në pjesën e përparme dhe të pasme të teatrit të Mariupolit, i cili u bombardua këtë të mërkurë nga rusët.

Zëvendëskryetari i qytetit ukrainas të Mariupolit, Serhiy Orlov, i tha transmetuesit britanik BBC se në Teatrin e bombarduar gjendeshin 1,000 deri në 1,200 persona.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se ndërtesa është shkatërruar plotësisht.

Ai tha se sulmi ndaj këtij teatri ishte “krim lufte”. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur nëse ka viktima.

Mariupoli është i rrethuar nga trupat ruse dhe vlerësohet se rreth 300,00 qytetarë janë të bllokuar në qytet pa ujë, rrymë apo gaz. Ndërkaq, furnizimet me ilaçe janë duke u harxhuar.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 mars. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.