Celebrities Gossip Showbiz

Fero rrezikon burgim deri në 3 vite, çfarë po ndodh me reperin?

Fero prej kohësh kishte pauzuar nga lançimi i projekteve të reja muzikore duke ju munguar kështu ndjekësve të tij besnikë. Megjithatë, para pak kohësh ai kërkoi ‘falje publike’ për këtë duke premtuar se do të rikthehet me një këngë. Dhe reperi e mbajti premtimin kështu duke publikuar sipas tij projektin e fundit muzikor në gjuhën shqipe “Bella”.

Reperi gjithashtu është përfolur shpesh për problemet e tij si sherret apo problemet me policinë. Së fundmi, ai ka pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale, lëndim i lehtë trupor pasi ka goditur me duar në shpinë, një person të panjohur për publikun me emrin Abaz Abazi,  i cili më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.

Për këtë vepër penale, Fero sipas ligjit mund të dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burgim. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me reperin.

Kënga “Bella” ka mbi 1 muaj që është publikuar dhe ka mbi 2 milion klikime. Ai gjithashtu na surprizoi me pjesëmarrjen si modele të Arbenitës, partneres së tij në klip. Dyshja ju dhanë fund thashethemeve për ndarje, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

E duket se vetëm një muaj pasi publikoi “Bella”, Fero ka vendosur të vijë me një tjetër projekt, duke mos pritur më gjatë. Pak më parë reperi ka publikuar pak nga klipi i këngës së tij më të re duke na zbuluar kështu dhe titullin që është “Gangsta”.

Pak kohë më parë, Fero na ka shuar kuriozitetin duke na treguar se do të nisë karrierën e tij muzikore në ShBA dhe se më në fund po përmbush ëndrrën e tij që prej fëmijërisë. Mirëpo, reperi na ka surprizuar me një postim në Instastory teksa na ka treguar se tanimë është edhe një shtetas i Mbretërisë së Bashkuar, pasi është pajisur me pashaportë angleze.