Bota

Ferrari u përplas me pemën dhe mori flakë/ Detaje të reja nga vdekja e vëllait të deputetes greke

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja tragjike e George Monoggiou, vëllait të deputetes greke një natë më parë, ku ky i fundit humbi jetën në mënyrë fatale teksa automjeti i tij u përplas me pemën dhe mori flakë.

Mediat greke kanë publikuar informacione të reja, ku thuhet se avokati i viktimës ka kërkuar nga policia që kjo ngjarje të hetohet masivisht, dhe të zbulohet arsyeja e këtij aksidenti tragjik. Sipas këtyre informacioneve, George kishte një mosmarrëveshje me ish-partneren dhe nënën e fëmijës së tij, ndërsa këto keqkputime do t’i sqaronte këtë të premte, por nuk mundi dot sepse aksidenti fatal i mori jetë në mënyrë të menjëhershme.

Grupi hetimor i cili po merret me këtë cështje, po vijon punën duke kontrolluar edhe kamerat e sigurisë për të parë me kujdes momentet e fundit të viktimës, përpara se ai të përplasej me pemën. George kishte pasur një lidhje jashtë martesore me ish-partneren me të cilën kishte edhe një fëmijë.

Hetuesit presin përmirësimin e gjendjes shëndetësore së partneres aktuale të viktimës, e cila ishte bashkë më të në makinë. Për fat, kjo e fundit arriti të dalë nga automjeti përpara se të përfshihej nga flakët.