Film & Tv

Filmi i regjisorit shqiptar hyn për herë të parë në “Golden Globes”!

Filmi “Exil” me regji të Visar Morinës do të jetë pjesë e edicionit të 78-të të “Golden Globes”. Kjo është hera e parë që Kosova bëhet pjesë e këtij konkursi të rëndësishëm. Artikulli i “Golden Globes” thekson se filmi është pjesërisht autobiografik dhe tregon kohën kur Visari ishte 15 vjeç dhe emigroi në Gjermani. Sipas regjisorit, filmi paraqet diçka më universale se sa përvojë e tij personale si emigrant.

Për sa i përket Xhaferit, personazhit të filmit, unë besoj se çdo person, jo vetëm një i huaj, mund të përfundojë në situatën e tij. Nuk është e domosdoshme të largoheni nga fshati ose vendlindja juaj për ta kuptuar këtë.

Vitin që lamë pas Exil-i pati premierën botërore në Sundance dhe atë evropiane në Berlinale, për të fituar më vonë ‘Zemrën e Sarajevës’, çmimin kryesor të festivalit të Sarajevës. Në tetor, filmi i Visar Morinës u zgjodh si propozimi i Kosovës për kategorinë “Best International Feature” të Oscars.