Bota

Finlanda dhe Suedia në NATO?! Erdogan zbulon kushtin për dakordësinë e tij!

Pas kërkesës së Suedisë dhe Finlandës për tu bashkuar me NATO-n të shumtë ishin vendet anëtare të cilat e përshëndeten këtë vendim, por kjo nuk nuk ndodhi me Turqinë, e cila jo vetëm që ishte kundër por dhe akuzoi të dy vendet si strehuese të terroristëve duke ju referuar kurdëve.

Sot në parlament Erdogan u ka bërë “një ofertë” të dy vendeve por të mos vendosur veton me kusht që dy vendet të ekstradojnë të dyshuarit për terrorisëm.

“Ne u kërkuam atyre që të ekstradojnë 30 terroristë, por ata refuzuan ta bëjnë këtë. Mos i ktheni terroristët tek ne dhe pastaj kërkoni nga ne mbështetjen tonë për anëtarësimin tuaj në NATO”, tha Erdogan.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, bëri të ditur gjatë ditës së sotme se vendi i tij nuk e përkrah anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai tha se Turqia mund ta përdorë statusin e saj si anëtare e Aleancës Ushtarake Perëndimore për të vënë veto kundër pranimit të të dyja vendeve.

Pavarësisht asaj që deklaroi presidenti turk, Finlanda është “e bindur” se do të gjendet një zgjidhje për të kapërcyer kundërshtimin e Turqisë për hyrjen e saj në NATO, kjo referuar fjalëve të Ministrit të Jashtëm finlandez Pekka Haavisto gjatë takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të NATOS-s në Berlin.