Art & Kulturë Botë e Çuditshme

Fitoi mbi 67 mijë euro me dy piktura bosh, muzeu paralajmëron artistin danez!

Një artist danez është urdhëruar të kthejë pothuajse 500,000 krona (67,000 euro) në muzeun Kunsten në Aalborg pasi ai u dorëzoi atyre dy piktura bosh si pjesë e një projekti që ai e quajti “Merr paratë dhe vrapo”. Muzeu Kunsten synonte që artisti Jens Haaning t’i inkorporonte ato kartëmonedha në dy veprat e tij në vitin 2021.

Në vend të kësaj, ai dorëzoi dy kanavacë krejtësisht bosh dhe deklaroi: “Vepra ime është se ua mora paratë“. Gjykata tani e ka urdhëruar që t’i kthejë paratë, megjithëse mund t’i mbajë disa për shpenzimet e veta. Drejtori i muzeut Lasse Anderson zbuloi se ai qeshi me zë të lartë kur pa për herë të parë dy kanavacat bosh në vitin 2021 dhe vendosi t’i shfaqte veprat gjithsesi. “Kjo e emocionoi stafin tim dhe më bëri pak nervoz, por gjithashtu qesha sepse ishte vërtet qesharake,”-tha Anderson për BBC në 2021.