Lifestyle

Fjala e vetme që nuk duhet t’ia thoni kurrë vetes kur jeni të stresuar!

Mesa duket shprehja “gjërat mund të jenë më keq” nuk na ndihmon aq sa mendojmë. Ne mendojmë se problemi ynë nuk është aq i rëndësishëm sa duhet dhe duke hyrë në këtë krahasim, nuk arrijmë në rrënjën e problemit.

Zgjidhja nuk është nënvlerësimi i stresit, por identifikimi i problemit. Pra, hapi i parë është ta njohësh atë. Stresi është i pashmangshëm dhe është shumë e rëndësishme të pranojmë që na ndodh. Nëse nuk e bëjmë, ne ndikojmë në kiminë e trurit tonë dhe ngatërrojmë trupin tonë.

Menaxhimi i stresit është një çështje thjesht personale. Një aktivitet relaksues, pak meditim, dalje nga rrjetet sociale dhe madje edhe një vizitë te specialisti nëse mendojmë se stresi ka pushtuar jetën tonë, gjithçka që i përshtatet kujtdo mund të funksionojë.