Aktualitet

Fjolla Morina arrestohet me armë në Kukës

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua sot në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete. Me Fjolla Morinën u prangosën dy 29 vjeçarë me banim në Kosovë e në Belgjikë. Në makinë tip “Audi” ku udhëtonin, policia gjeti një pistoletë “Zoraki” e një tjetër tip çakmak, si dhe 23 fishekë luftarakë. Mbi ta rëndon akuza e “Trafikimit të armëve dhe municionit”, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.