Aktualitet

Flakët shkrumbojnë një makinë në aksin Elbasan-Tiranë, shpëton shoferi!

Një makinë u përfshi sot nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, fatmirësisht pa të lënduar. Drejtuesi i automjetit arriti të dilte në kohë, ndërsa mjeti u shkrumbua dhe për pasojë pati vetëm dëme materiale. Pamjet e transmetuara tregojnë përfshirjen e zjarrfikësve për të bërë të mundur lokalizimin e shuarjen e zjarrit.

Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit të kësaj të mërkure në dalje të tunelit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak u bë një defekt teknik në automjet, por hetimet do të hedhin më shumë dritë për arsyet e asaj që ndodhi.

Një ditë më parë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, një automjet u dogj pjesërisht dhe siç u mësua, si pasojë e një  shkëndije elektrike.